32.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Loredana Brati dhe Don Xhoni në një lidhje dashurie?

    Loredana Brati u bë mjaft e njohur gjatë eksperiencës së saj në “Big Brother Vip 4′. Përveç karakterit të saj të veçantë, loja dhe lidhja e dashurisë brenda shtëpisë me Joz Markun u bë mjaft e komentuar.

    Loredana është shprehur gjithmonë se ndjenjat e saj për Jozit janë të sinqerta dhe se nuk do të hiqte dorë kollaj nga dashuria e saj për të. Prej mbarimit të “BBV4” nuk u kuptua qartë nëse ata të dy ishin bashkë apo jo dhe janë shprehur se duhet t’i japin pak kohë njëri-tjetrit.

    Mesa duket tashmë gjërat kanë ndryshuar, pasi po përflitet se Loredana ka nisur një lidhje të re me reperin Don Xhon. Dyshimet kanë nisur së fundmi nga një koment i Don Xhonit me një zemër të kuqe në një foto të Lorit, ku ajo ia ka kthyer me një ‘emoji’ kurore, duke simbolizuar mbretin.

    Nuk është ende e konfirmuar nëse ata janë vërtet në një lidhje dashurie apo thjeshtë për të tërhequr vëmendjen e publikut.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit