9.5 C
Tirana
E premte, 20 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Loredana shpërthen ndaj Mozzik-ut: Më urren aq shumë sa ia ka qejfi të më shohë keq

    Loredana Zefi ka dhënë një intervistë për “Mirëmbrëmja Yje” me Arbana Osmanin ku për herë të parë ka folur gjatë për gjithë marrëdhënien e saj me Mozzik: që nga njohja, te lidhja, shtatzënia, ndarja dhe polemikat që i kanë ndjekur, deri te kënga e re e Mozzik, “Diss”.

    Si fillim, Loredana qartësoi se nuk ia ka ndaluar në asnjë moment Mozzik-ut të takojë vajzën e tyre, duke përgënjeshtruar deklaratat ku ai nënkuptonte të kundërtën:

    “Ndoshta në fillim, kur kam qenë shtatzënë dhe ka lindur vajza dhe problemet e para që jemi ndarë, ma merr mendja që prej emocioneve ndoshta ndonjëherë i kam shkruar ‘s’ke për ta takuar vajzën’, po ato kanë qenë ajo pjesa që aq keq je emocionalisht, sa nuk di çfarë flet. Kanë qenë javët e para ndoshta po, por jo vite ose muaj, siç e nxjerr ai. Ai ka të drejtë që të vijë ta shohë vajzën kur të dojë, derën e hapur e ka gjithmonë, po nuk e ka parë si detyrim për të ardhur.”

    Loredana përsëriti disa herë përgjatë intervistës se përpiqet të mos flasë shumë publikisht apo para vajzës për Mozzik, duke treguar variantin e saj për atë që ka ndodhur vërtet mes tyre, vetëm sepse nuk do të lëndojë Hanën:

    “Nuk mundem të flas keq sepse lëndoj vajzën. Jam munduar gjithmonë të mos e tregoj si është situata, për të mos lënduar vajzën.”

    Për këngën e fundit të Mozzik, “Diss”, ku ai ofendon veten përmes komenteve të njerëzve duke thënë se “vajzën po ia rrit një burrë tjetër, Karimi”, “ish-gruaja ka folur gjëra të tij personale me reperë”, “ish-gruaja është lidhur me një person me ngjyrë”, e të tjerë, Loredana tha:

    “Isha në shtëpi, e kam parë. Thashë ‘O Zot!’ sepse është shumë e rëndë. Lexoja komentet, shumica e njerëzve thonin ‘nuk bën’ dhe ata që thonin ‘njerëz, s’po e kuptoni që po i bën diss vetes?’. Dhe unë e mendova këtë, gjithmonë duke nxjerrë pozitiven, duke thënë që s’është ndonjë gjë e madhe.”

    E pyetur se si e priti vajza këtë këngë dhe çfarë shpjegimi i dha Loredana, ajo tha:

    “Asgjë, nuk e di. I thashë ‘nëse do të flasësh me babin, fol. Nëse nuk do të flasësh me babin është e drejta jote.’ Edhe tani normal që kjo e kupton.”

    Më tej, Loredana tregoi se ka komunikuar me Mozzik-un pas publikimit të këngës duke i thënë se Hana e priti shumë keq, por ai ishte justifikuar duke thënë se e kishte mrojtur Loredanën në fund të këngës, duke thënë se e respekton nënën e fëmijës:

    “Normal që ndihesh shumë keq sepse nuk është e nevojshme ta bësh në atë mënyrë. Unë i kam thënë edhe atij, i kam shkruar pastaj ‘Hana është shumë keq’. Nuk është hera e parë që më ngacmon. Kur i kam kërkuar të komunikojmë, ka thënë ‘po ajo këngë nuk është për fëmijë’. [Loredana]: ‘Po pse e fut në YouTube?’ [Mozzik]: ‘Po a e ke parë në fund që kam thënë që unë e respektoj mamin e fëmijës tim?’. Po nuk e dëgjon fëmija këngën deri në fund. Më vjen shumë keq për të gjithën.”

    Gjithashtu ajo shtoi:

    “Unë di që e kam duruar shumë. E kam duruar maksimalisht për shkak se kam pasur pikë të dobët vajzën dhe ai e ka ditur atë pjesë dhe për shkak të vajzës unë nuk flas, e di ai. Po tani që e teproi, edhe unë jam ‘zgjuar prej gjumit’ dhe nuk e lejoj më deri në atë pikë. Duhet të ulesh të përballesh me mua, të më kërkosh falje, ta heqësh këngën. Derën e ka hapur kur të dojë të vijë, po a e gjen kohën, a do të vijë…”

    Drejt pjesës së fundit dhe ndoshta më të sinqertës, Loredana tregoi se mendon se Mozzik e urren shumë dhe kënaqet duke e bërë të dalë si e keqja publikisht.

    “Nëse do të më sulesh mua, se ke urrejtje ndaj meje, sulmomë, nuk e kam problem, nuk më intereson, por përderisa përdor ato fjalë të fëlliqura në këngë, edhe me shumë vetëbesim, ato përfshijnë edhe vajzën.

    Po prapë është shumë i mençur se mund të thotë ‘kam sharë veten me çfarë thonë njerëzit’. Sidomos t’i thotë emrin Karim-it sikur e njeh, mua më duket shumë e rëndë.

    Ndoshta mua më urren aq shumë sa s’ka qejf të m’i shohë sytë, dhe është OK, nuk po them asgjë, por mendoj që është thjesht urrejtje ndaj meje dhe qejfi i tij për të më parë mua keq.”

    Në fund, ajo përsëriti sërish se e lejon Mozzik-un të vijë e të takojë vajzën, qoftë edhe në shtëpinë e saj, por ai ka zgjedhur të vijë për koncerte në Gjermani dhe të mos i vizitojë. Sipas Loredanës, Mozzik zgjedh ta takojë me dëshirën e tij shumë rrallë të bijën, vetëm me raste ditëlindjesh, ku nuk humbet as rastin për ta uruar publikisht në rrjetet e tij sociale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit