Pas afro gjashtë muajsh, “Bir Brother VIP” do të rikthehet në Top Channel. Në një postim në Instagram, producentja Lori Hoxha u pyet për fillimin e edicionit të dytë të reality show-t.
“Në fund të dhjetorit, direkt pas përfundimit të Fifa World Cup 2022, që do të na pushtojë ekranin gjithë nëntorin dhe shumicën e dhjetorit dhe do të ketë hapësirën e dedikuar në Top Channel si gjithmonë,” tha Lori. “Por deri atëherë programacioni ditor edhe ai prime time do të jetë #top nuk do e ndjeni shumë mungesën.”
Të ftuara në “Pardon my french” në Top Albania Radio pak kohë më parë, producentet Lori dhe Sara Hoxha konfirmuan sezonin e dytë dhe thanë, “gjëra për të rregulluar ka gjithmonë, por mendoj se ka shkuar mirë. Jemi të lumtura me suksesin e ‘Big Brother VIP’.”