13.5 C
Tirana
E enjte, 19 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Lori Hoxha në pritje të ëmbël?

    Lori Hoxha, e njohur për mënyrën tepër të rezervuar me të cilën e mban larg vëmendjes jetën e saj private, është rikthyer në qendër të diskutimeve online, këtë herë për një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re.

    Në një foto të postuar (dhe tashmë të fshirë!) në story-n e Instagramit të saj nga palestra, ku ajo shfaqet së bashku me motrën Sara Hoxha dhe instruktoren, Lori mban veshur një hoodie të zezë të gjerë. Megjithatë, ndonëse veshja është e lirshme dhe e errët, një element bie menjëherë në sy: shishja e ujit që Lori ka në dorë duket sikur “pengohet” nga një bark i rrumbullakosur.

    Lori Hoxha në pritje të ëmbël!

    Ajo që i shton edhe më shumë dyshimet është fakti që, nëse fotos i rritet ndriçimi, forma e barkut duket edhe më e theksuar, sidomos në pjesën e sipërme. Duke qenë se Lori njihet për fizikun e saj shumë të hollë, një rrumbullakosje e tillë nuk kalon lehtë pa u lidhur me mundësinë e një shtatzënie.

    Lori Hoxha në pritje të ëmbël!

    Në sfond të këtyre aludimeve qëndron edhe fakti që vetëm pak muaj më parë, në dhjetor 2025, Lori u shfaq për herë të parë publikisht me bashkëshortin Ervis Bajraktari, pas lajmeve për martesën e tyre. Dyshja morën pjesë në përvjetorin e 10-të të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, ku u panë të ulur pranë njëri-tjetrit, së bashku me Sara Hoxhën dhe figura të tjera publike, duke shënuar një nga daljet e rralla të përbashkëta.

    Historia e tyre e dashurisë është ndër më diskretet në publik: Lori dhe Ervisi janë lidhur që në kohën kur ishin studentë dhe kanë zgjedhur ta mbajnë gjithmonë marrëdhënien larg syrit të medieve. Në tetor të vitit 2024 u raportua se ata kishin kurorëzuar lidhjen me një dasmë intime në Meksikë gjatë muajit gusht, e ndjekur më pas nga një tjetër ceremoni në Tiranë në tetor, ku ishin të ftuar shumë personazhe të njohur të ekranit dhe politikës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit