Marka shumë e njohur e përdorur nga VIP-at, Louis Vuitton ka hedhur në treg një çantë me një dizanj mjaft të veçantë, me flamurin shqiptar.
Printet klasike të Louis Vuitton janë mbuluar në gjithë sipërfaqen nga qëndisje në ngjyrë të kuqe dhe në qendër duket shqiponja dykrenare. Produkti kushton 9.900 dollarë dhe mban firmën e stilistit Jonathan Riss nga Jay Ahr.
Një foto të çantës, që lehtësisht mund të përdoret për të marrë rroba me vete në udhëtime të shkurtra, e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama.
“Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton. Flamuri më i bukur në botë,” – shkruan Rama krahas fotove.