Këtë të enjte është mbajtur seanca e radhës plenare, ndërsa vëmendje nuk ka qenë vetëm te diskutimet zyrtare.
Një moment i veçantë është kapur në sallë, ku ish-ministri Ervin Hoxha është fotografuar gjatë një bisede me videocall me kolegun e tij socialist, ish-ministrin e Drejtësisë dhe deputetin Ulsi Manja, që nuk ka qenë prezent në sallë.
Të dy socialistët shfaqen duke buzëqeshur, teksa seanca parlamentare ka qenë e tensionuar dhe me debate të forta.




