Replikat përmes rrjeteve sociale mes kryetarit të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Bashës dhe kryeministri Edi Rama po vijojnë tanimë prej ditësh. Edhe kësaj here, Basha nuk ka kursyer ironitë për kreun e qeverisë.
Ai ka publikuar pas mesnatës një video në llogarinë e tij në “Facebook”, ku përpos faktit që shumë bashkëpunëtorë të kryeministrit janë në burg, Basha i është drejtuar atij duke i thënë se është palë me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Sipas Bashës, Berisha dhe Rama kanë një miqësi me njëri-tjetrin pa të cilën nuk bën dot asnjëri dhe as tjetri.
“O Rame na nxore gjumin ke lagjja ime e vjetër hë. Kush është kandidat. Pëllumb Seferi hë? E njeh mirë ti. Ta hoqi skalpin në 2021. E merr Ram, merr Ram ngele duke pyetur për shokët e mi. S’ke faj more burrë.
Të gjithë shokët e tu ke 7 herë 7 te 313 o Rame. Vetëm një shok të ka ngelur. Bufi, Bufi po ti vdes për Bufin ti o Rame. Ti dhe Bufi, Bufi dhe ti jeni të pandarë. Hajde Rame se lidhemi nesër për më shumë”, tha Basha.