11.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Luaja rolin e gruas së dashuruar, por sekreti i burrit tim po më shkatërronte!

    Nga Dana Killion

    Sa më shumë që burri im abuzonte me pijen, aq më thellë futesha në flluskën time të heshtjes së vetimponuar. Një grua besnike dhe e dashur nuk flet për burrin e saj, që urinon në një rrugicë ose humbet mendjen në mes të seksit. Ajo nuk tregon kurrë historitë e largimit nga shtrati, nuk tregon që i rrjedhin lotët, sepse era e thartë e trupit të tij të dehur është revoltuese dhe e padurueshme.

    Mos vallë kjo ishte vetëm pjesë e zotimit tim për besnikëri?

    Nuk mbaj mend një moment specifik në fëmijërinë time që m’ u mësua të ndjek një kod heshtjeje. Si më e madhja nga pesë fëmijët që ishim, përgjegjësitë e mia ishin më të mëdha dhe i kuptova plotësisht pritshmëritë që krijova, se do të isha një fëmijë që nuk do të shkaktoja kurrë telashe.

    Ne gjysmëperëndimorët nuk konsiderohemi si tipa kokëfortë. Heshtja kuptohet thjesht si procedurë standarde e funksionimit të jetës. Ne nuk jemi rritur për të ekspozuar veten. Ne ecim në motot: ‘Ne bëjmë. Ne jemi. Ne ekzistojmë. Ne vazhdojmë. Ne nuk flasim’.
    Të vendosësh veten në mes të çdo historie është të jesh kot. Të tërheqësh vëmendjen me diçka që duhet mbajtur private, thjesht nuk duhet të bëhet. Nevojat e paplotësuara? Të gjithë i kanë ato. Por dhe të flasësh për të nuk do të ndryshojë asgjë.

    Ajo që kisha kuptuar për çështje të vështira, në shoqërinë e sotme është të jesh e qetë, të paktën aty ku jam rritur. Por heshtja gjithashtu shihet si pritshmëri e detyruar mbi të gjitha gratë. Jini të bukura dhe të qeta, të bindura dhe të zhytura në mendime dhe me ton të qetë.

    Unë kam qenë fajtore për heshtjen si çdo grua tjetër para meje. Në atë që supozova se ishte besnikëri martesore, heshtja për alkoolizmin e burrit tim ishte e gabuar, madje rrallë e pyesja veten pse heshtja.

    Por vendosa të mos e mbuloja dhe justifikoja më atë. Nuk kisha pse gënjeja, vetëm sepse jeta, pjesa e dukshme për botën jashtë shtëpisë sonë, dukej mirë.

    Një i dehur gjërat i kalon lehtë dhe duke i fshehur të gjitha. Ai do ta përballonte situatën e tij dhe do të shkonte në punë si normalisht, gjithsesi. Ai do ta ndalonte pijen e tij vetëm në periudha kohore të caktuara për të mos rënë në sy me pamjen e tij.

    Vetëm unë e mbaja peshën e të vërtetës.

    Kam luajtur rolin që duhet të luajë një grua e dashur. Të mbroja familjen. Kam menduar se të flisja publikisht për të metat e burrit tim do të ishte një tradhti. Kështu mendova. Por nuk e dija nëse heshtja ime ishte në të mirën time apo të tij. Nuk e dija atëherë dhe nuk e di as tani. Por heshtja që zgjodha, lëngonte brenda meje si diçka e kalbur.

    Papritur ndalova në trotuar jashtë një objekti të lartë në Michigan Avenue dhe ia ngula sytë një harku të gdhendur prej guri që ngrihej në të. Autobusët dhe taksitë gumëzhinin pas meje dhe këmbësorët më anashkalonin, ndërkohë që unë luftoja me emocionet e mia.
    Nuk kisha arsye të isha nervoze, megjithatë zemra më rrihte fort. Vendosa, mblodha veten për të shkuar në takimin që kisha me një një terapiste. Një terapiste që të më ndihmonte të shpëtoja nga kjo që po përjetoja. Rrahje pulsi, pëllëmbët e djersitura, ngrita sytë nga ndërtesa dhe mora disa herë frymë thellë. Nuk e kuptoja se pse isha duke qëndruar aty.

    Unë në mendoja vazhdimisht se burri im ishte i alkoolizuar për shkak të dështimin tim si grua. Mendoja se nuk kisha gjetur formulën e saktë të dashurisë dhe shqetësimit që do të arrinte ta ndryshonte burrin tim.

    Edhe pse kishte periudha kohore kur besoja se ai e kishte lënë alkoolin, ajo nuk zgjaste kurrë më shumë se disa muaj. Dhe tani, shumë vite më vonë, pas kaq shumë premtimeve boshe dhe ëndrrave të thyera dhe kthimit të gjendjes së tij të dehur, ishte plotësisht e qartë se problemi i tij, ishte shumë i madh për mua, për ta trajtuar vetëm. Kështu që hapa një shfletues dhe shkrova në “Psychology Today” duke kërkuar një terapist të specializuar për alkoolizmin.

    Këtu gjeta guximin për të thënë për herë të parë dhe me zë të lartë që “burri im është një alkoolist”.

    Terapistja u ul në karrigen e saj, me bllokun e shënimeve në dorë dhe më pyeti: “Me çfarë mund t’ju ndihmoj?”

    “Burri im është një alkoolist dhe nuk di si ta bëj të ndalojë,” i thash me një ndjesi mbytëse që më kishte pushtuar, sytë mu mbushën me lot që më shtrënguan dhe fytin. Trupi më dridhej teksa u ula, me duart e vendosura mbi gjunjë. E kisha thënë këtë gjë për herë të parë, me zë të lartë. Tani ishte një e vërtetë që nuk e mbaja vetëm. Nuk mund të kishte më racionalizime. Jo më me tone të zbutura që ‘abuzon pak me pijen’, por e thashë që ai ishte një alkoolist plotësisht. Një i dehur.

    “A i keni sugjeruar një terapist për ta ndihmuar?”, më pyeti.

    Unë qesha. Pyetja e saj nuk kishte për qëllim sarkazëm, por gjithçka që mund të mendoja ishte: “Zemër, nëse do të mjaftonte një sugjerim, mund t’i shtoja emrit tim një parashtesë ‘Dr’.”

    Kaluam 45 minuta duke diskutuar mënyrat me të cilat isha përpjekur ta ndihmoja të besonte dhe te Jezusi. Më pas, ndërsa seanca mbaroi, ajo më tha se “normalisht punonte me alkoolistin, jo me familjen” dhe përsëriti sugjerimin e saj për një grup mbështetës për të. Gjithashtu ajo më kërkoi t’ i tregoja nëse për bashkëshortin tim do të funksiononte një terapist burrë apo grua.

    Por unë nuk doja të jepja asnjë referim për të. Por vite më vonë kuptova se ajo nuk bëri kurrë sikur edhe një pyetje të vetme për mua. Si po ja dilja? Si po e përballoja? Çfarë mbështetje mund të më duhej?

    Por ashtu si unë që isha e përqendruar vetëm në çështjen e burrit tim ashtu dhe ajo ishte një grua që sheh vetëm një pjesë të problemit të saj. Para se të më ndodhte, në mendimet e mia ishte një jetë larg, mundësia se një krizë e tillë do të përfshinte të ardhmen time.

    Sa më shumë që burri im abuzonte me pijen, aq më thellë futesha në flluskën time të heshtjes së vetë-imponuar. Një grua besnike dhe e dashur nuk flet për burrin e saj, që urinon në një rrugicë ose humbet mendjen në mes të seksit. Ajo nuk tregon kurrë historitë e largimit nga shtrati, nuk tregon që i rrjedhin lotët, sepse era e thartë e trupit të tij të dehur është revoltuese dhe e padurueshme.

    Mos vallë kjo ishte vetëm pjesë e zotimit tim për besnikëri?

    Nuk mbaj mend një moment specifik në fëmijërinë time që m’ u mësua të ndjek një kod heshtjeje. Si më e madhja nga pesë fëmijët që ishim, përgjegjësitë e mia ishin më të mëdha dhe i kuptova plotësisht pritshmëritë që krijova, se do të isha një fëmijë që nuk do të shkaktoja kurrë telashe.

    Ne gjysmëperëndimorët nuk konsiderohemi si tipa kokëfortë. Heshtja kuptohet thjesht si procedurë standarde e funksionimit të jetës. Ne nuk jemi rritur për të ekspozuar veten. Ne ecim në motot: ‘Ne bëjmë. Ne jemi. Ne ekzistojmë. Ne vazhdojmë. Ne nuk flasim’.
    Të vendosësh veten në mes të çdo historie është të jesh kot. Të tërheqësh vëmendjen me diçka që duhet mbajtur private, thjesht nuk duhet të bëhet. Nevojat e paplotësuara? Të gjithë i kanë ato. Por dhe të flasësh për të nuk do të ndryshojë asgjë.

    Ajo që kisha kuptuar për çështje të vështira, në shoqërinë e sotme është të jesh e qetë, të paktën aty ku jam rritur. Por heshtja gjithashtu shihet si pritshmëri e detyruar mbi të gjitha gratë. Jini të bukura dhe të qeta, të bindura dhe të zhytura në mendime dhe me ton të qetë.

    Unë kam qenë fajtore për heshtjen si çdo grua tjetër para meje. Në atë që supozova se ishte besnikëri martesore, heshtja për alkoolizmin e burrit tim ishte e gabuar, madje rrallë e pyesja veten pse heshtja.

    Por vendosa të mos e mbuloja dhe justifikoja më atë. Nuk kisha pse gënjeja, vetëm sepse jeta, pjesa e dukshme për botën jashtë shtëpisë sonë, dukej mirë.

    Një i dehur gjërat i kalon lehtë dhe duke i fshehur të gjitha. Ai do ta përballonte situatën e tij dhe do të shkonte në punë si normalisht, gjithsesi. Ai do ta ndalonte pijen e tij vetëm në periudha kohore të caktuara për të mos rënë në sy me pamjen e tij.

    Vetëm unë e mbaja peshën e të vërtetës.

    Kam luajtur rolin që duhet të luajë një grua e dashur. Të mbroja familjen. Kam menduar se të flisja publikisht për të metat e burrit tim do të ishte një tradhti. Kështu mendova. Por nuk e dija nëse heshtja ime ishte në të mirën time apo të tij. Nuk e dija atëherë dhe nuk e di as tani. Por heshtja që zgjodha, lëngonte brenda meje si diçka e kalbur.

    Papritur ndalova në trotuar jashtë një objekti të lartë në Michigan Avenue dhe ia ngula sytë një harku të gdhendur prej guri që ngrihej në të. Autobusët dhe taksitë gumëzhinin pas meje dhe këmbësorët më anashkalonin, ndërkohë që unë luftoja me emocionet e mia.

    Nuk kisha arsye të isha nervoze, megjithatë zemra më rrihte fort. Vendosa, mblodha veten për të shkuar në takimin që kisha me një një terapiste. Një terapiste që të më ndihmonte të shpëtoja nga kjo që po përjetoja. Rrahje pulsi, pëllëmbët e djersitura, ngrita sytë nga ndërtesa dhe mora disa herë frymë thellë. Nuk e kuptoja se pse isha duke qëndruar aty.

    në mendoja vazhdimisht se burri im ishte i alkoolizuar për shkak të dështimin tim si grua. Mendoja se nuk kisha gjetur formulën e saktë të dashurisë dhe shqetësimit që do të arrinte ta ndryshonte burrin tim.

    Edhe pse kishte periudha kohore kur besoja se ai e kishte lënë alkoolin, ajo nuk zgjaste kurrë më shumë se disa muaj. Dhe tani, shumë vite më vonë, pas kaq shumë premtimeve boshe dhe ëndrrave të thyera dhe kthimit të gjendjes së tij të dehur, ishte plotësisht e qartë se problemi i tij, ishte shumë i madh për mua, për ta trajtuar vetëm. Kështu që hapa një shfletues dhe shkrova në “Psychology Today” duke kërkuar një terapist të specializuar për alkoolizmin.

    Këtu gjeta guximin për të thënë për herë të parë dhe me zë të lartë që “burri im është një alkoolist”.

    Terapistja u ul në karrigen e saj, me bllokun e shënimeve në dorë dhe më pyeti: “Me çfarë mund t’ju ndihmoj?”

    “Burri im është një alkoolist dhe nuk di si ta bëj të ndalojë,” i thash me një ndjesi mbytëse që më kishte pushtuar, sytë mu mbushën me lot që më shtrënguan dhe fytin. Trupi më dridhej teksa u ula, me duart e vendosura mbi gjunjë. E kisha thënë këtë gjë për herë të parë, me zë të lartë. Tani ishte një e vërtetë që nuk e mbaja vetëm. Nuk mund të kishte më racionalizime. Jo më me tone të zbutura që ‘abuzon pak me pijen’, por e thashë që ai ishte një alkoolist plotësisht. Një i dehur.

    “A i keni sugjeruar një terapist për ta ndihmuar?”, më pyeti.

    Unë qesha. Pyetja e saj nuk kishte për qëllim sarkazëm, por gjithçka që mund të mendoja ishte: “Zemër, nëse do të mjaftonte një sugjerim, mund t’i shtoja emrit tim një parashtesë ‘Dr’.”

    Kaluam 45 minuta duke diskutuar mënyrat me të cilat isha përpjekur ta ndihmoja të besonte dhe te Jezusi. Më pas, ndërsa seanca mbaroi, ajo më tha se “normalisht punonte me alkoolistin, jo me familjen” dhe përsëriti sugjerimin e saj për një grup mbështetës për të. Gjithashtu ajo më kërkoi t’ i tregoja nëse për bashkëshortin tim do të funksiononte një terapist burrë apo grua.

    Por unë nuk doja të jepja asnjë referim për të. Por vite më vonë kuptova se ajo nuk bëri kurrë sikur edhe një pyetje të vetme për mua. Si po ja dilja? Si po e përballoja? Çfarë mbështetje mund të më duhej?

    Por ashtu si unë që isha e përqendruar vetëm në çështjen e burrit tim ashtu dhe ajo ishte një grua që sheh vetëm një pjesë të problemit të saj. Para se të më ndodhte, në mendimet e mia ishte një jetë larg, mundësia se një krizë e tillë do të përfshinte të ardhmen time.

    Huffpost

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit