Sezoni i dytë i “Ferma Vip” pritet të nisë më 28 mars. Dhe tashmë kanë filluar të konfirmohen disa nga emra që do të jenë pjesë e këtij ‘reality show’.
Këtë vit moderimi i programit i është besuar Luana Vjollcës, emër i cili është aluduar në media e tashmë duket se është konfirmuar nga faqja zyrtare e programit, pasi ka publikuar një foto luani, të cilë ndjekësit e kanë lidhur me emrin e moderatores.
Ndërkohë në një tjetër video të publikuar nga hija që shihet, ndjekësit janë të bindur që është Luiz Ejlli, emër i cili po ashtu në media është aluduar se do të zëvendësojë Bes Kallakun.
Ditën e djeshme burime për “Bordo” kanë mësuar disa nga emrat e VIP-ave që do të pjesë e këtij ‘reality show’. Bëhet fjalë për emra të njohur për publikun, si këngëtari Federik Ndoci, Big Basta, Erand Sojli, Rovena Dilo, Olsi Bylyku, Elinara Shehu, Alba Pollozhani (nga Përputhen).
Ndërkohë pak javë më parë po burime për “Bordo” kanë zbuluar se opinionist i “Ferma VIP” do të jetë Olti Curri.