11.5 C
Tirana
E martë, 4 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Luana Vjollca drejt altarit?

    “Love Island Albania” mbajti këtë të diel finalen e madhe të edicionit të parë. Nga 4 çiftet finalistë, ishte Arlindi dhe Ueda që u shpallën fituesit e këtij edicioni të parë, duke rrëmbyer në këtë mënyrë edhe çmimin e madh prej 50 mijë eurosh. Ata morën më shumë vota nga publiku se sa çifti i dytë më i pëlqyer Amadea dhe Haris.

    Në fillim të spektaklit të katër çiftet, Amadea-Haris, Aleksandros-Erida, Ueda-Arlind dhe Everaldo-Aisha, u vendosën përballë njëri-tjetrit në një vend të posaçëm që u quajt ‘Altar’.

    Secili prej tyre kishte bërë gati një letër dashurie për partnerët respektivë dhe mes emocionesh e lexuan ‘live’ gjatë spektaklit.

    Pasi ky moment shumë i bukur mbaroi, Luana Vjollca pyeti finalistët, “Qenka komod. A ia vlen ta provojmë së shpejti altarin?”, duke ngritur në këtë mënyrë dyshimet se shumë shpejt moderatorja mund të marrë vendimin e rëndësishëm.

    Kujtojmë që Luana Vjollca prej vitesh është duke shijuar një lidhje dashurie me Krenar Çoçajn. Ata kanë zgjedhur që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg vëmendjes mediatike.

    Mbetet për t’u parë nëse së shpejti do të kemi dasmë..

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit