Gazetari Elton Tozaj ka bërë një deklaratë të fortë mëngjesin e sotëm në emisionin “Zgjohu me MCN”, duke folur për marrëdhënien e shumëpërfolur mes Luana Vjollcës dhe ish-partnerit të saj, biznesmenit Krenar Çoçaj.
Sipas Tozajt, moderatorja po e përndjek ish-të dashurin e saj në disa nga udhëtimet që ai ka bërë kohët e fundit me partneren aktuale, modelen Endi Demneri.
Gazetari shtoi se së fundmi, Luana është gjendur në të njëjtin avion me çiftin, gjatë një fluturimi drejt Milanos, duke ngritur kështu dyshime për një tjetër “rastisje” mes tyre.
Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji. Edhe gjatë verës, mediat rozë raportuan se Krenari dhe Endi po pushonin në Saint-Tropez, ndërsa në të njëjtën periudhë, Luana ndodhej gjithashtu atje me mikeshat e saj.
Fotot dhe detajet e publikuara atëherë ngjallën spekulime se moderatorja po qëndronte shumë afër ish-partnerit, megjithatë asnjë nga palët nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre zërave.



