14.5 C
Tirana
E martë, 25 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Luçiano Boçi: Mos mendoni se nuk mund ta bëjmë dhe ne një 21 janar, por nuk duam kufoma. Njerëzit gati i kemi

    Deputeti i Partisë Demokratike, Luçjani Boçi komentoi protestën e dytë të zhvilluar nga Partia Demokratike para Kryeministria, të cilën kryedemokrati Sali Berisha e quan një foltore të dytë.

    Teksa bëri një paralele me demonstratën e organizura nga PS në 21 janar, Boçi tha se rruga e PD drejt qëllimit për të drejtuar vendin nuk do të kalojë mbi kufoma.

    “Dëshira e Partisë Demokratike, ose qëllimi i saj për të qenë në drejtimin e vendit, jo thjesht në pushtet, të jeni të bindur nuk kalon mbi kufoma.

    Pra nëse sot ka një qëndrim të përgjegjshëm të PD, askush të mos e mendojë se PD nuk ka forca, nuk ka mënyrë organizmi për ta radikalizuar situatën.

    Dhe për të bërë thirrje që nxisin emocione te njerëzve, që t’u themi sot do hyjmë në Kryeministri, do marrim zvarrë Ramën, por është përgjegjesia poilike që menaxhon situata të tilla”, tha Boçi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit