4.5 C
Tirana
E diel, 18 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Luiz Baba is back”, Ghetto Geasy i përgjigjet këngëtarit

    Ai është kthyer në një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar.

    Fjala është për fituesin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejllin, i cili mori famë të madhe në formatin e lartpërmendur.

    I njëjti po shijon në masë të madhe famën pas përfundimit të këtij spektakli, ndërsa është mjaft i angazhuar si me projekte ashtu edhe me koncerte.

    Artisti shkodran së fundmi është shfaqur duke interpretuar një prej këngëve të Ghetto Geasyt bashkë me një grup vajzash.

    Më pas kjo u postua edhe në InstaStory të Getoar Selimit, i cili shkroi: “Luiz baba është rikthyer”.

    Ghetto me gjasë i është referuar kthimit të tij të fuqishëm në muzikë, duke sjellë vazhdimit këngë të reja.

    Veç kësaj, Luizi momentalisht është i ngarkuar edhe me xhirimet e filmit të ri “Në kuadër të dashurisë”, ku luan krahas Olta Gixharit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit