Këngëtari Luiz Ejlli ka folur në lidhje me familjen e tij, pasi pak ditë më parë ai dhe Kiara u bënë prindër të në vajzë, Luna Maria.
Duke folur si baba, ai thotë se tashmë është i kujdesshëm në vendimet që merr, pasi mendon tre herë, për veten, Kiarën dhe vajzën e vogël.
Këngëtari thotë se shpreson që si karakter i ngjarje atij, por nga pamja me humor thotë që ti ngjajë Kiarës.
“Unë çdo vendim që marrë, marr telefonin shoh vajzën dhe më bën të jem më i matur dhe i kujdesshëm. Tani mendoj tre herë, mendoj për veten, Kiarën dhe Lunën.
Fëmija i parë të duket sikur gjithçka që po bëjmë e bëjmë gabim, sepse ajo vetëm qan dhe ne na duket sikur po i bëjmë keq, por janë normale. Por besoj se do ia dalim se kemi edhe mbështetjen e dy familjeve. Kemi nënat që na rrinë mbi kokë.
Unë kam qejf të them i ka ngjarë Kiarës, por e kuptuat vetëm dmth. Si karakter uroj të më ngjajë mua, më tha Kiara: Po pse të të ngjajë ty, ti ke qenë i prapësht? I thashë po të ngjau ty përfundon me një si puna ime, kështu që më mirë të më ngjajë mua sepse e zgjedh të mirë siç të ka zgjedhur unë ty”, tha ndër të tjera Luiz Ejlli në një intervistë për Prive, ndërsa foli edhe për projektet e tij dhe karrierën muzikore.



