19.8 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Luiz Ejlli ka diçka të fundit për të thënë pas përplasjes me Dea Mishel

    Ditën e pardjeshme u bë virale në rrjet një video ku Luizi përmendi në një koncert në Shkodër një nga debatet me Dean brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, ku kjo e fundit e ka cilësuar si “provincial”.

    Teksa ka patur një sërë reagimesh mbi deklaratën e tij, edhe vetë Dea është përgjigjur nëpërmjet ‘story-t’ të saj në Instagram, ndërkohë që fill pas kësaj, edhe Luizi duket se ka patur diçka të fundit për të thënë.

    Në një nga video live, fituesi i ‘BBVIP’, në mënyrë indirekte duket sikur reagoi edhe një herë për situatën e krijuar.

    “Nuk po flas ndonjë fjalë më shumë, sepse çfarë do që të flas duket sikur e kam personale me dikë, por unë s’kam asgjë me njeri. Këtu do të jem, këtu do të rri, siç i kam bërë ballë gjërave, do t’i bëj deri në fund. Çfarë nxjerr nga goja mbaj vetë përgjegjësi. Do të jem i drejtpërdrejtë gjithmonë siç kam qenë. Edhe unë gaboj, por mundohem që çfarë them, ta mendoj mirë dhe t’i them në sy gjërat për gjithçka”- u shpreh ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit