9.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Luiz Ejlli komenton për herë të parë dasmën e Megi Topallit

    Luiz Ejlli ka komentuar për herë të parë në mënyrë indirekte dasmën e ish-partneres së tij të 10 viteve, Megi Topalli.

    Kjo e fundit realizoi një dasmë me bashkëshortin, me të cilin ka edhe dy fëmijë, në qershor. Dasma e saj shkaktoi goxha zhurmë mediatike pasi erdhi pas asaj të Luizit dhe Kiarës në maj në “Big Brother VIP”.

    Në një video live që ka realizuar me ndjekësit e tij në Instagram së fundmi Luizi u pyet se: “Çfarë mendon për ata që të panë ty që u martove dhe u martuan edhe ata?”

    Kësaj pyetjeje Luizi iu përgjigj duke thënë:

    “Vetëm ju shkoftë mbarë o Zot! Paçin njëri-tjetrin. Me e dit që martohen njerëz të tjerë, prapë e bëj edhe një dasmë tjetër, veç të martohen të gjithë”.

    Pas daljes nga formati Luizi foli me konsiderata për Megin dhe familjen e saj duke thënë se gëzon respekt dhe u uron më të mirat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit