10.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Luiz Ejlli mund të ketë ndikuar në këngën që Rama ka zgjedhur për fushatë. Ja si

    “Përpara”, kënga e fushatës së Partisë Socialiste, ka nxitur debate në opinionin publik. Disa e konsiderojnë një këngë ritmike, ndërsa të tjerë një tallava aspak serioze.

    Mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas” u komentua se si u vendos që kjo këngë të përdorej për fushatën e PS-së, ku autorja Zefina Hasani, është shprehur se është me trendin e kohës, me “çapaçulat”.

    E pyetur nga moderatori Donad Veshaj, Hasani u shpreh se kënga e fushatës së PS-së mund të jetë e ndikuar nga Luizi.

    Zefina Hasani: Jemi në festë jemi tek argëtimi. Është me trendin e kohës me çapaçulat, ajo këngë e bërë nga Petrit Vullkani nis me “ta hëngsha zemren”.

    Donald Veshaj: Unë nuk e kuptoj çfarë lidhje ka teksti “ta hëngsha zemrën” tek fushata? A ka ndikuar Luizi tek kënga?

    Zefina Hasani: Unë them që po ka ndikuar Luizi tek kjo këngë. Duhet të bëjmë kujdes kur i japim kontekst negativ tallavasë. Lexova shumë për tallavanë se në gjithë historikun tonë është paragjykuar, por të lexosh nuk duhet paragjykuar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit