Si një nga personazhet më të komentuar të momentit, Luiz Ejlli ka thyer shumë rekorde në rrjete sociale, përfshirë këtu edhe TikTokun ku hashtag-u me emrin e tij numëron miliarda shikime. Megjithatë, Luizi (aktualisht) nuk qëndron në vend të parë.
I ftuar në emisionon “Më prit në fundjavë” me Ermal Peçin në RTSH, eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, tha se në vend të parë në TikTok qëndron Rashel Kolaneci. Siç mund ta shihni, emri i saj ka 4.3 miliardë shikime, ndërsa emri i Luizit 4.1.
Kallanxhi shtoi se sipas të dhënave të rrjet, sot, afërsisht 1 shqiptar sheh rreth 30 video në ditë vetëm për Luizin. Thënë kjo, nuk besojmë të jetë e largët dita kur emri i tij të renditet në vendin e parë në TikTok.