24.5 C
Tirana
E diel, 20 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Luiz Ejlli nuk ka tumor, por një tjetër sëmundje të mushkërive

    Prej 2 ditësh shqiptarët po komentojnë atë ç’ka ndodhi në natën në ‘Prime’ e Big Brother Vip Albania, me historinë e pazakontë të këngëtarit Luiz Ejlli.

    Edhe pse gjatë spektaklit Luizi ka kryer disa ekzaminime pranë spitalit  ”Shefqet Ndroqi”, ende audienca është e përçarë duke mos ditur nëse duhet ti besojnë vetë këngëtarit, apo fjalëve që foli vetë mjekësia.

    Në rrjet komentet janë nga më të ndryshimet e po ashtu edhe pikëpyetjet. Nëse Luizi vuan apo jo nga një sëmundje e rëndë.

    ‘Pamfleti’ ka arritur të sigurojë një informacion nga burime brenda spitalit, ku është specifikuar se LuizI nuk vuan nga një tumor por nga një sëmundje tjetër e cila quhet bronkiektazi.

    Një sëmundje e cila prek muret e bronkeve, trash venat dhe mushkëria është më e predispozuar për të marrë infeksion.

    Sipas specialistëve, njerëzit e lindur me këtë sëmundje nuk mund të jetojnë për një kohë të gjatë, ndërsa njerëzit që e kanë marrë gjatë jetës, me mbajtje nën kontroll mund të bëjnë një jetë normale dhe të kenë një jetëgjatësi normale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit