12.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Luiz Ejlli poston foto me aktorin e madh shqiptar dhe ka dy fjalë për të

    Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri.

    “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

    Dihet tashmë se artisti Ndriçim Xhepa është pjesë e kastit të aktorëve të filmit. Ditën e sotme Luiz Ejlli ka postuar një foto me të në Instastory dhe ka shkruar disa fjalë mirënjohjeje dhe vlerësimi që ka mundësinë të interpretojë në krah të një artisti të madh:

    “Nder dhe privilegj të interpretoj në krah të ikonës së kinematografisë Ndriçim Xhepa”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit