18.5 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Luiz Ejlli pritet t’i zërë vendin personazhit të njohur në Top Channel në programin më të famshëm

    Po përflitet se Luiz Ejlli do të jetë opinionist në sezonin e ardhshëm të “Big Brother Albania Vip 3”.

    Duke qenë se Arbër Hajdari deklaroi më herët se nuk do jetë më opinionist i formatit reality, përflitet se vendin e tij do e zërë këngëtari. Ky i fundit ishte edhe fenomeni i “BBV2” që rrallë mund ta konkurrojë ndonjë lojtar tjetër.

    Lajmi është në kuadër të thashethemeve dhe asgjë nuk është zyrtare deri tani. Megjithatë, me Luizin në BBV3, suksesi do të jetë i garantuar.

    Pas daljes nga BBV Luizi ka nisur menjëherë me koncertet, ku pas turit në SHBA, pritet të shkojë në Londër, ndërsa po xhiron një film me Olta Gixharin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit