Luiz Ejlli ka përgënjeshtruar përmes një Instastory lajmet e publikuara së fundmi, ku thuhej se këngëtari është dhunuar në një lokal. Madje, disa media kanë publikuar edhe një video, ku pretendohej se bëhet fjalë për momentin e dhunës së ushtruar ndaj Luizit. Por, ky i fundit ka hedhur poshtë të tilla pretendime.
“Kishte dalë një video mbrëmë ku supozohet se unë jam rrahur në një club a lokal. E lashë një herë me qëllim se desha të shoh a kanë dalë portale të reja që kanë qejf të hedhin baltë mbi mua dhe familjen time.
Në të vërtetë ishin shumë. Janë shtuar. Nuk e di nëse i kam bërë ndonjë nder unë këtyre për ta bërë këtë punë,” tha ai.
Më tej, Luizi theksoi se ky lajm i pavërtetë ka shqetësuar nënën e tij:
“Gjithsesi më shqetësoi fakti se më mori nëna ime në telefon dhe tha: “U ka dalë një lajm, çfarë është ai lajm? Por, kur e pashë videon, e pashë që nuk ishe ti. Po çfarë janë këto lajme të pastë nëna?”
Po ashtu, ai kishte një paralajmërim për të gjithë portalet që shkruajnë lajme të pavërteta rreth tij.
“Tani unë e kam marrë vesh që ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral, as nuk dini se çfarë është familja. Fshiheni pas asaj tastierës, shtypni çfarë t’iu dalë përpara.
Unë kam 1 mijë punë me familjen time, me karrierën time.
Mos më bëni të kthehem andej nga ju, se jo pas tastierës, por edhe po u fshehët në fund të botës, unë e marr vesh kush jeni. Pastaj do thoni, o Luiz, o baba kthehu se bëmë shaka” përfundoi ai.