Dy finalistët e edicionit që përfundoi të Big Brother Vip, Luiz Ejlli dhe Krist Aliaj i kanë suprizuar ditën e sotme fansat e tyre duke u futur në një video-live te profili i këngëtarit shkodran në rrjetin social Instagram.
Duket se ata e ruajnë miqësinë dhe pas përfundimit të realityshowt dhe janë takuar disa herë, siç ishte dhe rasti i sotëm në ambientet e Top Channel.
“Jam me njërin që ma ka ngrirë buzëqeshjen deri ditën e fundit dhe thash ma mori, për atë Zot” – kanë qenë fjalët me të cilat Luizi e ka prezantuar fillimisht Kristin, ku siç duket e ka patur frikën se ai mund të fitonte Big Brother Vip.
“Kemi kaluar shumë bukur bashkë, kemi patur debatet tona dhe ne duhet të ishim kapur më herët me njëri-tjetrin” – janë fjalët që Kristi i thotë Luizit.