12.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Luizi e ironizoi, Zhaklin Lekatari e ofendon: Si i quajmë shqip këta…

    Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli u rikthye mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Fillimisht Luizi qëndroi i ulur në karrigen e opinionistit të këtij spektakli, ku komentoi lojën e banorëve të këtij sezoni.

    E teksa po komentonte debatin mes Romeos dhe Meritonit, këngëtari nuk la pa përmendur me ironi as ish-opinionisten e sezonit të kaluar, Zhaklin Lekatari.

    “Tani e kuptoj pozicionin e Arbrit kur thonte e kemi të vështirë edhe ne si opinionista, Zhakun jo, por shyqyr që nuk është këtu për të mirën e saj”, u shpreh Luizi.

    Mirëpo mesa duket rreth kësaj deklarate ka reaguar vetë Zhaku, e cila përmes një postimi në InstaStory ka ofenduar Luizin.

    “Si i quajmë në shqip, ata që paguhen për të bërë një punë që s’dinë ta bëjnë? Të paaftë, b*thlëpirës, apo investim i gabuar”, ka shkruar Zhaklina.

    Luizi e ironizoi, Zhaklin Lekatari e ofendon: Si i quajmë shqip

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit