10.5 C
Tirana
E hënë, 9 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Luizi flet për herë të parë pas lindjes së vajzës: Qenka lumturia më e madhe

    Kiara dhe Luizi u bënë prinder të një vajze, të cilën e quajtën Luna Mari Ejlli. Vajza lindi më 30 prill 2024 dhe moderatorja e këngëtari nuk mund të ishin më të lumtur. Përmes një videoje, Luizi ka ndarë emocionet e para të një babai të ri, duke e cilësuar lindjen e vajzës si lumturinë më të madhe.

    “Më keni bërë njeriun më të lumtur në botë! Kam menduar se lumturia ka qenë kur më ka thënë Kiara “po”, por më vjen keq t’i them Kiarës se lumturia më e madhe qenka kjo tjetra. Është fakt. Keni për ta kuptuar kur ta provoni dhe ata që e kanë provuar e dinë. Zoti ju bekoftë!”, tha Luizi, duke paralajmëruar se në ditën e sotme (1 maj 2024) do të realizojë një video me Kiarën.

    Moderatorja ka publikuar edhe foton e parë të Luizit duke mbajtur në krahë të bijën.

    Luizi flet për herë të parë pas lindjes së vajzës:

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit