9.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Luizi ‘frikë’ nga Butrint Imeri? Këngëtari: Nëse ai vjen brenda në ‘Big Brother’ është problem

    Mbrëmja e kaluar shënoi një moment romantik për dyshen më të përfolur aktualisht në të gjithë Shqipërinë Kiara-Luiz. Çifti Kiara-Luiz ditën e djeshme janë futur në dhomën e bebes së vogël, për tu përkujdesur për të. Gjatë kësaj kohe, mes tyre u zhvilluan shumë biseda, mes të cilave edhe ndjesitë që Kiara ka karshi Luizit.

    Ky i fundit e ka pyetur gjithmonë Kiarën se çfarë ndjen për të, por ajo i është përgjigjur duke i thënë se e ka shumë xhan, ose në raste të tjera, thjesht është shmangur.

    Por duket se Luizi ka frikë akoma nga ish-i dashuri i Kiarës, bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Butrin Imeri. Luizi gjatë një bisedë me KiarënEfin dhe Armaldon pohon se të vij i ish-i dashuri i Kiarës është problem edhe pse nëse ajo thotë se e ka shok.

    Kujtojmë se Kiara dhe Butrinti kanë qenë në qendër të faqeve rozë për romancën e tyre që kulmin e pati kur Kiara u shfaq në një klip muzikor të Butrint Imerit.

    Kiara në një bisedë me Armand Kllogjerin në Big Brother VIP, u shpreh se stepet për të nisur diçka me Luizin për shkak të vëmendjes që mund të marrë në media. Për këtë i referohet edhe historisë së shkuar me këngëtarin.

    Ka qenë dashuria ime e parë, hera e parë që kam ndjerë për dikë dhe kam qenë vetëm 20 vjeç kur e kam kaluar. E kam njohur në punë. Ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe më ka prishur punë se nisnin debate kot. Ka pasur momente që kam dashur që të bëhej publike. U ndanë u lidhën, u panë këtu e aty bashkë. Më mundon kjo gjë. Të dhëmb kur zihesh për një lajm e portal”, tha Kiara.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit