14.5 C
Tirana
E diel, 20 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Luizi heq dorë nga Kiara: Nuk do i flas më…

    Luizi: “Më vjen të vras veten për këtë situat që të përfshiva ty…”

    Kiara: “Do të doja të ktheja kohën pas dhe mos të të afroja fare ty. Nuk të shoh dot me sy.”

    Në gjendje të rënduar emocionale, Luizi një ditë më parë i kërkoi falje Kiarës dhe një mundësi për ta dëgjuar, por moderatorja nuk ka më besim tek ai. Së fundi këngëtari, duket se është dorëzuar, ose të paktën kështu thotë.

    Në një bisedë të bërë së fundmi me banorën e re, Nitën, ai la të kuptohet se do të heqë dorë nga Kiara, se do ta shohë atë si një konkurrente më shumë dhe nuk do t’i flasë më.

    “Për mua aktualisht që flasim, nuk më besohet që po e them po nëse kalojmë dhe të shtunën, unë Kiarën do e shoh thjesht si një konkurrente aty, si një vajzë në qejf të saj, në punë të saj, as nuk do i flas as nuk do merrem, meqë kjo është dëshira e saj unë e respektoj, do e lë të qetë”, ka qenë komenti i tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit