20.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Luizi i uli pikë vetes, Kiara sërish nuk e hodhi poshtë”/ Ç’mendojnë banorët për situatën e fundit mes çiftit?

    Situata e fundit që nisi nga lojë e “Vëllait të Madh” dhe përfundoi me një debat të ashpër mes Kiarës dhe Luizi, është komentuar edhe nga banorët e tjerë, një pjesë e të cilëve ishin të pranishëm.

    Olta tha se Kiara u tregua shumë vajzë fisnike me reagimin që bëri ndaj situatës. Sipas Oltës, pavarësisht se ajo u acarua shumë dhe u përlot, ajo nuk e hodhi për asnjë moment poshtë Luizin.

    Ndërsa Kiara ende vijon t’i mbajë qëndrim Luizit, mbetet për t’u parë si do të vijojë marrëdhënia e tyre.

    Mendimet e banorëve:

    Olta: Edhe pse e pa që Luizi e harroi marrëdhënien e atyre dhe vazhdoi lojën, Kiara prapë nuk e hodhi poshtë. Për mua i ka ngritur shumë pikë vetes, kurse Luizi ka dalë keq. Mendoj që Kiara mund të shkojë edhe deri në finale, sepse Luizi po bën shumë gabime

    Armaldo: Është e drejtë që edhe unë e teprova pak në këtë situatë, por unë mendova që ai i di limtet e bashkëshortes së tij. Kam bërë gabim, nuk duhet të mbështesja Luizin, deri aty ku Kiara të shkonte në limit.

    Dea Mishel: Kiara e ruan shumë Luizin, nuk duhet ta tolerojë sepse kështu do e përsërisë prapë.

    Shpati: Unë e pashë që Kiara u lëndua dhe i thashë Maestros të largohet, ti lërë vetëm mos ta mbajë ai përgjegjësinë.

    Nita: Luizi është strateg, është shumë i zgjuar dhe prisja ta bëntë lojën më të lezetshme, të ishte më kreativ. Ia thashë dhe atij: jo aq shumë presion.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit