12.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Luizi i vendosur: Nëse nuk dal finalist do iki nga shtëpia

    Luiz Ejlli është shprehur mbrëmjen e djeshme se nëse nuk del finalist do të largohet nga shtëpia e “Big Brother”.

    Teksa po bisedonte me Krist Aliajn dhe Dea Mishel, këngëtari tha se do e linte lojën nëse kjo e fundit del finalistja e parë.

    E pyetur nga Dea se pse do e bënte një gjë të tillë, Luizi u shpreh se ‘e sheh të dobët’.

    Pjesë nga biseda:

    Kristi: Unë nuk do vij pas teje ta kërkoj atë gjë, nuk kam ardhur asnjëherë. E ke gabim. Atë ke bërë ti.

    Luizi: Unë ju kam gjurmuar të gjithëve. T’ju kisha lënë me ik do ishit ju finalistët e parë, jo unë.

    Dea: Atë nuk e di se kush do jetë finalisti i parë.

    Luizi: Unë dal.

    Dea: E ke vendosur?

    Luizi: E vdekur.

    Dea: Po sikur të mos dalësh?

    Luizi: Dal prej shtëpie, të rri kot?

    Dea: Pse kot?

    Luizi: Me më mundur Dea.

    Dea: Pse çfarë kam unë mos të të mund?

    Luizi: Shumë e dobët.

    Dea: Pse jam e dobët, se nuk kam bërë atë që bën ti?

    Luizi: Thjesht s’ke bërë asgjë.

    Dea: Po për mua je ti i dobët.

    Luizi: Ok, e drejta jote.

    Dea: Se ke bërë gjëra të shëmtuara.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit