14.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Luizi mund të joshet nga një lojtare tjetër, përgjigja për motrën e Oltës dhe marrëdhënia me Nitën, Bledi Mane flet ‘pa doreza’

    Gazetari Bledi Mane, pas daljes nga “Big Brother Vip” ka nisur të komentojë lojën e banorëve, tashmë si dikush që i ka parë nga afër.

    Teksa foli për dashurinë mes Kiarës  dhe Luizit, Bledi u shpreh se, është diçka që po zbehet dita-ditës, duke i qëndruar faktit se kjo ishte një nga arsyet se pse u ‘vetësakrifikua.’

    “Më besoni, një nga arsyet pse dola ishte që të lija Kiarën, sepse “larg syrit, larg zemrës”. Luizi është i paparashikueshëm, ndoshta një lojtare tjetër do ta joshte.

    Dalja e Kiarës do t’i zbehte ndjenjat. Ajo dashuri sa vjen dhe zbehet”, tha Bledi në “Wake Up.”

    Moderatorët e programit i kujtuan ish-banorit edhe një deklaratë të motrës së Olta Gixharit, Gerta. Kjo e fundit ka shprehur më herët se “Bledi hyri si luan, e doli si mace”.

    “Unë do jem avokati më i mirë i banorëve, nuk do jem si kunata e Oltës, çfarë është një që del në studio dhe shan gjithë dynjanë.

    Unë dua Oltën, se motrën nuk e njoh. Nuk është mirë të atakosh njerëz që nuk i ke përballë”, ishte përgjigja e tij.

    Moderatorët i thanë se nuk është kunata, por e motra e aktores dhe e pyetën nëse ka një përgjigje për të.

    “Për Oltën apo për motrën? Apo dy në një”, u përgjigj gazetari i njohur.

    Ndër të tjera ai foli edhe për Valbonën dhe arsyen e largimit të saj nga “Big Brother Vip.”

    “Bona ka motrën me tumor në mushkëri, në gradë të fundit, plus edhe debati me Luizin”, tha Bledi.

    Ai habiti jo pak edhe me deklaratën për Nitën, për të cilën tha:

    “Kishte një lloj kimie të vogël, por më tepër sapioseksualizëm. Ndoshta pas spektaklit do e pres dhe varet si do shkojnë gjërat”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit