22.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Luizi na prezanton me mikun e tij më të mirë

    Pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother, Luiz Ejlli, tha se kishte vetëm një shok, i cili nuk kishte përfituar nga fama e tij.

    Këngëtari tregoi se përgjatë gjithë qëndrimit të tij në shtëpi, atëhere kur të gjithë përpiqeshin që të merrnin sado pak famë nga fama e tij, shoku i tij qëndroi i heshtur dhe asnjëherë nuk doli para kamerave.

    Eni Bushati është shoku që Luizi foli me krenari, një djalë që ka refuzuar të flasë për Luizin dhe të përfitojë nga fama e tij. Edhe pse eni nuk dëshironte që të shfaqej publikisht, Luizi e ka prezantuar me të gjithë fansat e tij.

    Në llogarinë e tij në “Instagram”, këngëtari ka publikuar një foto nga darka krah partneres së tij, Kiarës dhe shokut të tij, Enit.

    “Me vëllain tim Eni Bushatin”- shkruan ai.

    Luizi na prezanton me mikun e tij më të mirë

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit