8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Luizi sherr me Kejvina Kthellën? Modelja i heq “follow-in” në Instagram

    Një episod që do të mbahet mend gjatë nga “Big Brother Vip Albania 2” do të jetë shpulla që Kejvina Kthella i dha Luiz Ejllit gjatë një spektakli. Modelja u eliminua me zarf të zi pas këtij veprimi dhe të gjithë menduam se marrëdhënia e tyre do të pësonte klrisje.

    Por, pas daljes nga BBV, Kejvina në mënyrë surprizuese vazhdoi të mbështeste Luizin dhe ky i fundit edhe pse nuk kishte informacion, vazhdon të kishte mendim të mirë për modelen.

    Pak kohë më parë, Kejvina tërhoqi sërish vëmendjen me komplimentet që i bëri Luizit tek fotoja e këtij të fundit në Instagram, por së fundmi ka ndodhur diçka e papritur.

    Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, Kejvina i ka hequr “follow-in” dhe nuk e ndjek më Luizin në Instagram, ndërsa ky i fundit vazhdon ta ketë ende follow.

    Nuk dihet nëse ky veprim ka ardhur pas ndonjë debati mes tyre apo për ndonjë arsye tjetër.

    Luizi sherr me Kejvina Kthellën? Modelja i heq "follow-in"

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit