15.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Luks në kohë krize, Qeveria shqiptare 87 mln lekë për peshqirë, çarçafë dhe elektroshtëpiake

    Drejtoria e Shërbimeve qeveritare, me titullare Dhurata Frashërin, ka shpallur 4 tendera për mobilimin e rezidencave qeveritare. Sipas News24, vlera e tenderave kap shifrën e 87-milionë lekëve.

    Përmes tyre, rezidencat do të kompletohen me peshqirë, robdeshambër, çarçafë, perde, elektroshtëpiake si dhe do të ofrohet shërbim për mirëmbajtjen e sistemit të kondicionimit.

    Tenderi i parë për blerjen e materialeve tekstile, është hapur në maj me një fond prej gati 30 milion lekësh.

    Katalogu është i larmishëm me peshqirë 100% pambuku për trupin, duart dhe këmbët, robdeshambër pa kapuç, jastëkë me pupla, jorgan me mikrofibër, sete çarçafësh dopio.

    Lista kompletohet me perdet prej kadifeje, klasi i parë me material kundër zjarrit, perde kundër dritës dhe me mbrojtje akustike, kornizat, mbulesat e tavolinave dhe pecetat e këmbëve, që specifikohen të jenë ngjyrë qumështi.

    Ndërsa për tenderin e dytë me vlerë prej më shumë se 21 milionë lekësh parashikohen të blihen pajisje shtëpiake që duket se janë në funksion të personelit që shërben në rezidencat qeveritare, hekur për hekurosje me kaldajë, fshesë profesionale me korent, furre kuzhine, lavatriçe, frigoriferë banak dhe frigoriferë vere etj.

    Dy tenderat e tjerë me vlerë në total prej rreth 36 milion lekësh drejtoria shërbimeve qeveritare kërkon të mirëmbaje kondicionerët dhe elektroshtepiaket e vilave qeveritare për gjatë këtij viti.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit