Zona e shëtitores së Vlorës ka kapur majat e çmimeve për banim dhe qera.
I kritikuar dhe i përfolur, projekti i asaj që njihet si Lungomare tashmë e ka kthyer këtë zonë në një nga zonat më të shtrenjta në Shqipëri.
Sipas tabelave që kanë nxjerrë në rrjete sociale agjencitë lokale të pronave, një apartament me pamje ballore nga deti kushton deri në 3500 euro m2 për godinat në ndërtim që parashikohet të mbarojnë vitin tjetër.
Ky çmim është baras madje edhe më i lartë se shitja në ndërtimet aktuale në zonën e Bllokut në Tiranë që njihet si zona me rritjen më të lartë dhe më të shpejtë në vend.