2.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Lushnja si vendi ynë”- Indoneziani: Ka shumë shalqi e domate, më kanë mirëpritur

    Studenti Kim Anpas Tohir Maulana nga Indonezia është shprehur se qyteti i Lushnjës është njësoj si vendi i tij, pasi kanë shumë të përbashkëta.

    Komentet indoneziani i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në EuroNews, ku tha se Lushnja njësoj si Indonezia ka shumë shalqi, domate e kafshë.

    Ai rrëfeu eksperiencën e tij, ku tha se ka rreth 7 vite që jeton në Shqipëri dhe 2 vite pa e takuar familjen e tij.

    “Kur isha me biçikletë te liqeni i Bovillës, unë humba dhe një familje më ofronte ndihmën. Qëndrova një ditë në Lushnjë, më mirëpriti një familje. Ishte mirë. Mora perime vetë nga kopshti, në verë. Natyra në Lushnjë ishte si fshati im në Indonezi.

    Kishte të përbashkët rrush, domate, kafshët. Ata kanë shumë më shumë shalqi sesa në Indonezi. Kanë edhe qershi. Familjen time nuk e kam parë prej 2 vitesh. Unë jam larguar nga shtëpia ime për 7 vite. Që nga 2016”, u shpreh studenti indonezian.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit