12.5 C
Tirana
E hënë, 9 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Lutem çdo ditë për një bebe” – Roza Lati flet hapur për ëndrrën e mëmësisë

    Rita dhe Roza Lati ishin të ftuara këtë fundjavë në emisionin “Me prit të dielën”, ku ndanë me publikun jo vetëm projektet e tyre profesionale, por edhe raportin e veçantë nënë e bijë. Gjatë intervistës, ato folën për vlogun që kanë nisur së bashku, duke zbuluar detaje nga bashkëpunimi i tyre, të cilin Rita e përshkroi si të sinqertë dhe të ekuilibruar.

    Rita Lati vlerësoi seriozitetin e Rozës në aspektin profesional dhe financiar, duke theksuar se përveç pagesës së rregullt, e bija e surprizon shpesh edhe me shpërblime të tjera, çka sipas saj tregon korrektësi dhe respekt në marrëdhënien e tyre të punës.

    Në fokus të bisedës ishte edhe jeta personale e Rozës, e cila shpesh ka qenë temë diskutimi në media. Rita nuk e fshehu dëshirën e madhe për t’u bërë gjyshe, duke treguar se ka kërkuar informacione për metoda bashkëkohore që mundësojnë ardhjen në jetë të një fëmije.

    Nga ana e saj, Roza Lati u shpreh hapur për dëshirën e fortë për t’u bërë nënë, duke pranuar se kjo është një lutje e vazhdueshme për të. Ajo theksoi se, ndonëse e dëshiron shumë mëmësinë, ka edhe pritshmëri të qarta për mënyrën se si e imagjinon atë.

    “Edhe unë e dua një fëmijë, lutem për një bebe. Jam për një lindje natyrale dhe dua që fëmija të ketë babain e tij prezent në jetë. Kjo është ajo që dëshiroj,” u shpreh Roza.

    Rrëfimi i saj i sinqertë u prit me interes nga publiku, duke nxjerrë në pah anën më të ndjeshme të moderatores dhe dëshirën e saj të madhe për të ndërtuar një familje të plotë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit