18.5 C
Tirana
E enjte, 10 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Ma bëre të qartë që ishte fundi… nuk i ndave sytë nga qielli”, Roza Lati humb qenin

    Vetëm disa muaj pasi humbi një prej dashurive të saj më të mëdha, qenushin Petit, Roza Lati ka ndarë lajmin e hidhur me ndjekësit e saj në Instagram, se edhe Sasha, qenushja tjetër e moderatores është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje nga e cila vuante.

    Roza e kishte bërë me dije edhe gjendjen jo të mirë që Sasha po kalonte, duke e paralajmëruar në një farë mënyre këtë ngjarje, megjithatë, pak ditë pasi u detyruar të bënte edhe një përgënjështrim në lidhje me qenin dhe sjelljen e saj, tani tregon se ajo nuk ja ka dalë dot.

    Bashkangjitur me një video prekëse nga plazhi, me Rozën që kalon ditën e fundit me të shtrenjtën e saj, moderatorja tregon gjithë dashurinë që kishte për të, si ishte bërë pjesë e familjes së saj dhe gjithcka që cdo person që e ka provuar të ketë një katërputrosh në shtëpi, patetjetër që do ta ndjejë dhe do ta kuptojë, me shumë gjasë edhe me lot në sy.

    Shpesh në intervista dhe postimet në rrjetet sociale, Lati ka treguar se sa të rëndësishme kanë qenë qenushët e saj për të dhe cfarë lidhje të jashtëzakonshme që kishte me to e tani që i ka humbur të dy, shprehim gjithë keqardhjen tonë dhe shpresojmë që këtë periudhë të vështirë ta kalojë sa më lehtë.

    “Sasha nderroi jete mbrem, ne oren 1:50 te nates… Çaça ime… shpirti im e di…… Jam e copetuar e therrmuar saqe s’di cfare te shkruaj. E vetmja gje qe me vjen te them esnte qe Sasha ishte shoqa ime e ngushte, motra ime e vogel, familja ime e vogel. Na u bashkua mua dhe Pëtis kur une isha ne vitin tim te depresionit……. Sashen e adoptova e shpetova nga nje familje qe nuk e donte dhe donte ta vriste, kishin paguar eutanazine per tja bere Sashes se vogel… qe e mora kocke e lekure… sa me vinte zor ti beja foto tja coja njerezve te mi….. Sasha ishte GOCA ME SHEMBULLORE! Dobermani me i dashur ne bote. Karakter i dashur e perulur dhe e urte. Me rracen Doberman kishte lidhje vetem pamja e saj. Jo ajo. Çaça ime…. Duke te shpetuar ty une ne fakt shpetova vetem time…. Prej teje, se duhej te te nxirrja ty… u lidha me natyren.. mesova meditimin te pemet… Çaça ime dje ne plazh te ulura ne paqe vetem une e ti… ma bere te qarte qe ishte fundi… nuk i ndave syte nga qielli….te dua shum! Me fal per cdo here qe te kam bertitur (edhe se ka ndodhur rralle) dhe per cdo here qe te kam lene vetem…. Fali dhe gjithe ata njerez qe vershuan me urrejtje neper komente per ty para disa ditesh…. Dhe… kush e ka takuar nga afer Sashen time, dhe e njeh…. Te lere nje koment… le te jete ky postim plot dashuri per gocen me te mire ne bote qe sot e futa ne dhè afer Pëtis…. E bashke me ata te dy… edhe zemrem time…..”, shkruan ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit