12.5 C
Tirana
E martë, 28 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Ma kanë vjedhur mëzatin e një lopë…” – Rama tani sulmon dhe drejtësinë ndërkombëtare: Ej medet…

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar me doza të forta ironie procesin që po zhvillohen në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po gjykohen disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një video nga një seancë gjyqësore ku shfaqet një dëshmitar duke rrëfyer për përfshirjen e tij në vjedhje gjatë kohës së luftës.

    Në përshkrimin e videos, Rama ka shkruar krahas videos: “Ej medet vajmedet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit…”

    Në pamjet e publikuara, dëshmitari Agim Idrizi, rrëfen episode që nuk lidhen drejtpërdrejt me krime lufte apo akuzat kryesore që rëndojnë mbi të pandehurit në Hagë, por përshkruan ngjarje të natyrës ordinere, si vjedhja e druve apo zhdukja e bagëtive.

    “Po u kanë puna për dy kuaj dru, i kam vjedhur në mal. Mu këput sharra, të kam kallëzu njëherë, edhe i kam ngarkuar ato drutë, ishin kanë pa çekiç. S’më kanë dashtë mua si Agim. Ka më kanë paveshur ata kanë kupë.

    E ka mbjellë tokën kallamboq. Këta i kanë vjedhë lopët në Komunë të Kaçanikut, humbnin lopët pa shenjë. Edhe mua ma kanë vjedhur mëzatin e një lopë”, shprehet dëshmitari.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit