17.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Ma mirë thuj jam serb, se kosovar” – Aktori i njohur ndez debatin: S’ka kosovarë, ka vetëm shqiptarë

    Aktori Xhevdet Jashari ndez debat me deklaratën kundër përdorimit të termit ‘kosovar’.

    Sipas tij, termi “kosovar” është krijuar nga serbët dhe përdorimi i tij nga shqiptarët është i dhimbshëm dhe i papranueshëm.

    “Fjala Kosovë është serbisht, më mirë thuaj jam serb”, tha Jashari.

    “S’je bre kosovar, je shqiptar. Terminologji që e ka shpik serbi, ti me e pranu…”, deklaroi ai.

    “Mallkuar qoftë ai që thotë jam kosovar.

    S’ka kosovar, ka vetëm shqiptarë”, vijoi ai.

    “Kosovar është serbisht. Kosovarw janë ata që vetë fjala Kosovë vjen prej serbëve. Vetë fjala Kosovë, vjen prej serbëve.

    Duhet mi ardhë shumë rond atij shqiptari që thotë jam kosovar. Ndarjes që i bëjnë, fatkeqësisht ka shumë, por për mua janë shumë pak.

    Më dhemb shumë kur dikush thotë kosovar, shumë shumë më dhemb”, ka thënë Jashari.

    Ai shtoi më tej se identifikimi si “kosovar” është një ndarje e padrejtë mes shqiptarëve dhe se ky term është i papranueshëm.

    “Çka me thonë unë që jam shqiptar i Maqedonisë, që e du Kosovën, i du shumë shqiptarët e Kosovës.

    Çka me thënë ai i Preshevës. Ne jemi shqiptarw. Nuk jemi serb, nuk jemi maqedonas. Mallkuar koftë ai që bën ndarjen e shqiptarëve, ai që thotë kosovar jena. Jo bre s’jeni kosovar.

    Ma mirë thuj serb jam, se kosovar. S’je bre kosovar, ti je shqiptar. Terminologji që e ka shpik serbi e ti me pranu.

    Se di qysh e pranojnë qata. Secili njeri e ka të drejtën e vet me e shpreh qysh ndjehet”, ka përfunduar aktori.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit