Sezoni i gjashtë i programit “Goca dhe Gra” në Top Channel ka nisur me disa ndryshime. Debatet dhe diskutimet në panelin e zonjave dhe zonjushave do të jenë live gjatë gjithë sezonit.
Në panel këtë sezon janë pothuajse të gjithë emra të rinj, Rudina Dembacaj, Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ori Nebijaj do të drejtojnë “Goca dhe Gra”.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në panel ishte Kiara Tito, e cila nuk i ka shpëtuar pyetjeve dhe momenteve të sikletshme. Gjatë një telefonate nga gratë në studio me Olta Gixharin, e cila sapo dëgjoi zërin e Kiarën e ka përshëndetuar menjëherë, nuk mund të mos përmendte edhe Luizin.
“Kiara, të përqafoj fort dhe ma puth Lunen. Meqë je, ma puth edhe Luizin…”
Kiara e priti mire këtë koment, duke e shoqëruar me të qeshur.
Kujtojmë se në edicionin e dytë të “BBV”, Kiara dhe Olta ishin ‘armike’, kjo për shkak të Luizit dhe lojës brenda në “BBV”. Edhe pse në kohën e realizimit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë” menduam se më në fund u arrit paqja mes tyre, nuk zgjati shumë dhe sot Luizi dhe Olta nuk flasim më me njëri-tjetrin.