15.5 C
Tirana
E diel, 20 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ma thanë shoqet te spitali”, ish-banorja e Big Brother “trazon” rrjetin: Luizi është vërtet i sëmurë

    Një situatë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” ka tërhequr vëmendjen e të gjithë publikut. Bëhet fjalë për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili fillimisht i rrëfeu Kiara Titos se vuan nga një sëmundje e rrallë, por pas analizave ai rezultoi me shëndet të plotë.

    Por, pavarësisht kësaj, publiku vijon ende të jetë skeptik dhe një ish-banore e Big Brother ka “trazuar” sërish rrjetin me deklaratën e saj.

    Bëhet fjalë për Genta Gjalpin, e cila në një video të publikuar në InstaStory shprehet i sigurt se Luiz Ejlli është i sëmurë dhe për këtë iu referohet burimeve të saj.

    Më tej ajo ka publikuar një tjetër InstaStory, ku ngre dyshime mbi analizat që ju bënë këngëtarit dhe deklaron edhe një herë se është e vërtetë që Luizi është i sëmurë dhe thotë se ne kurrë nuk do e marrim vesh kurrë se çfarë ndodhi aty brenda.

    Ndërsa, ajo ka publikuar edhe një video në TikTok, ku thotë se i kanë thënë disa shoqe, të cilat punojnë në një spital privat se Luiz Ejlli ka qenë i sëmurë që kur hyri në “Big Brother Vip Albania”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit