15.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Macja le të lahet, prapë do të thahet…”, ja kush është vajza e vogël që ka kënduar këngën e famshme

    Edlira Athanas është vajza e dy artistëve të mëdhenj, tenorit Xhoni Athanas dhe prima balerinës Sekine Sharofi. Ajo shprehet për “Rudina” se në momentin kur i duhej të zgjidhte çfarë do të studionte, ndoqi hapat e së ëmës.

    Por përpara kësaj kishte tentuar diçka me muzikën duke mundur të fitonte një çmim të rëndësishëm me një prej këngëve më të famshme që fëmijët e këndojnë edhe sot.

    Edlira Athanas: Në qoftë se mund të shkoj edhe më përpara fare, unë jam fituesja e çmimit të dytë të Festivalit të Fëmijëve.

    Rudina Magjistari: Vërtet? Kjo na kishte shpëtuar! Pra edhe ke kënduar.

    Edlira Athanas: Po. Publiku besoj se duhet ta kujtojë këtë këngë, “Bie shi”.

    Rudina Magjistari: Dhe si bënte kënga?

    Edlira Athanas: Është “macja le të lahet…”

    Rudina Magjistari: Mos më thuaj!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit