16.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Madonna në gjendje të rëndë shëndetësore, familja po përgatitet “për më të keqen”

    Gjëndja shëndetësore e divës së muzikës Pop është e rëndë dhe familjarët po përgatiten për më të keqen, shkruan Daily Mail.

    64-vjeçarja u gjet pa ndjenja në Nju Jork të shtunën dhe u dërgua në spital dhe mjekët thonë se gjatë natës ka qenë e intubuar.

    Ndërkohë dje menaxheri i saj Guy Oseary, tha se ylli botëror i POP-it ishte prekur nga një infeksion i rëndë bakterial për të cilin duhej ti ushtrohej mjekimit në spital dhe për këtë arsye duhej të shtynte turin e saj në Vancouver.

    I afërmi i këngëtares së lindur në Michigan tha për DailyMail.com se po kalonin ditë të vështira dhe janë të pasigurtë nëse ajo do ia dalë mbanë

    Familja e saj po përgatitej për më të keqen. Të gjithë besuan se mund ta humbisnin. Kjo është arsyeja pse u mbajt fillimisht sekret” tha i afërmi.

    Madonna është nënë e gjashtë fëmijëve: Lourdes, 26 vjeç; Rocco, 22 vjeç; David, 17 vjeç; Mercy, 17 vjeç; dhe binjaket 10-vjeçare Stella dhe Estere.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit