6.5 C
Tirana
E hënë, 2 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Madonna zemëron fansat e saj në koncert

    Madonna është një ndër divat e muzikës botërore, mirëpo kjo nuk e ka justifikuar aspak faktin që ajo të nisë koncertin e saj plot 3 orë me vonesë. Ylli i popit mërziti audiencën e saj pasi koncerti që do duhet të niste në 20:30 filloi në 23:00. Turma ishte e zhgënjyer dhe sigurisht nuk ia falën, pavarësisht performancës së mirë që ajo bëri.

    Fansat në platformën “X” nuk e fshehën zemërimin.

    “Nuk më intereson nëse je Madonna. Nëse vonohesh tre orë, je thjesht i pasjellshëm,” shkroi njëri.

    “Koncerti duhej të fillonte në orën 8: 30. Madonna filloi në orën 23:00. E gjithë arena po bërtiste për vonesën e saj. Shfaqje e bukur, por shkoi shumë vonë”, tha një tjetër.

    Një burim i afërt me Madonna-n tha për Page Six se shkak për vonesën ishin disa probleme teknike gjatë kontrollit të zërit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit