21.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Maestroja flet hapur: Dasma e Luizit dhe Kiarës do jetë dasma e vitit!

    Armaldo Kllogjeri, i njohur ndryshe si Maestro ka dhënë disa përgjigje për ndjekësit në lidhje me raportet me banorët e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania.

    Ai zbuloi se e ka folur në telefon me Kiarën dhe e ka uruar për propozimin që ajo mori nga Luizi. Maestroja është shprehur se dasma e tyre do të jetë dasma e vitit dhe duhet të jepet live në Top Channel.

    Më tej, artisti i njohur ka komentuar edhe debatin e Luizit me Efin. Sipas Maestros, Luizi ka të drejtë kur thotë se Efi po e përdor për të rritur ndjekësit në rrjetet sociale.

    Ndërkohë ai u ka dhënë përgjigje edhe pyetjeve se pse nuk poston video me Luizin duke thënë se kur e ka bërë këtë gjë ka marrë kritika nga ndjekësit të cilët i kanë kujtuar debatet që ata kanë pasur me njëri tjetrin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit