12.5 C
Tirana
E hënë, 7 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

     Maks Haxhia zbulon kush publikoi përgjimet e Erion Veliajt: Nuk kanë dal nga SPAK

    Avokati Maks Haxhia, njëherësh kryetar i Dhomës së Avokatisë, ka kritikuar mënyrën se si SPAK-u ka informuar opinionin publik lidhur me çështjen e çiftit Veliaj.

    Në intervistën e dhënë për programin “Dekalog”, Haxhia është shprehur se informacionet e publikuara nga mediat shpesh janë të bazuara në interesa dhe mund të jenë tendencioze.

    Gjithashtu, sipas tij, SPAK-u duhet të komunikojë në një mënyrë më të qartë dhe të kujdesshme, për të shmangur keqkuptimet dhe ndikimin negativ në opinionin publik.

    Ndër të tjera, avokati ka thënë se për përgjimet duhet të merren masa edhe më të forta me aparatura sigurie, ku thekson se ato janë nxjerrë nga hakerat, nuk ka dalë dikush nga SPAK t’i publikoj.

    “Deri tani, SPAK ka përdorur taktikën e informimit nëpërmjet medias. Por, informacioni që kanë dhënë mediat është i përgjysmuar. Media ka informuar opinionin publik lidhur me këtë çështje, por informacioni është i mangët dhe tendencioz. Një shembull është përmendja e shumës prej 700 mijë eurosh, të cilat janë donacione për një organizatë jo fitimprurëse.

    Ky informacion është i mangët, sepse nuk përcaktohet për sa vjet janë këto shuma; në fakt, janë për 7 vjet. E dyta, nuk thuhet sa prej tyre janë nga fondi i Bashkisë. E treta, nuk thuhet ku kanë shkuar këto para, të cilat në fakt janë dërguar për aktivitete kulturore të përqendruara në kryeqytet, dhe nuk thuhet që të gjitha këto transferime parash janë kryer nëpërmjet rrugëve bankare.

    Gjithashtu, nuk thuhet sa u kanë mbetur. Harabel-it i kanë mbetur 21 mijë euro, nga të cilat, duke zbritur tatimet, 17 mijë euro janë pagesa për stafin. Pra, nëse do të informosh, duhet të informosh saktë, ose të mos jepet informacion i tillë, ku përmendet korrupsioni, sepse opinioni publik, kur dëgjon fjalën “korrupsion”, ndikohet.

    Mediat shqiptare kanë akses në SPAK por e vërteta është se media e jep informacionin në bazë të interesave të veta. Lidhur me përgjimet e fundit ku Erion Veliaj është përgjuar në qelinë e tij nga burgu, ato janë nxjerrë nga hakerat, është hakuar sistemi, nuk ka dalë dikush nga SPAK. Janë marrë masa, por duhet të merren masa edhe më të forta me aparatura sigurie”, është shprehur ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit