21.5 C
Tirana
E martë, 21 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mal Berisha: Kur ne ruanim lopët e delet, Sali Berisha mësonte gjuhët e huaja. Fisi jonë e ka origjinën që nga Roma

    Ish-ambasadori Mal Berisha, ka folur për Sali Berishën, në një intervistë për Roland Qafokun.

    “Unë e kam për nder të mbaj mbiemrin e Sali Berishës. E vlerësoj për vullnetin, qëndrueshmërinë, kontributin që ka dhënë për shtetin shqiptar dhe qëllimet e mira.

    Fisi Berisha jo vetëm për nga rrëfimet, por edhe nga dokumente tregohet se është fisi më i vjetër shqiptar i përmendur që në vitin 1270.

    Por ka të dhëna që mund të vijë që nga koha e Romës. Janë gjetur dokumente kur në betejën e Beratit që Skënderbeu u tradhtua nga Moisi Golemi, Skëndërbeut i doli në mbrojtje dy gjeneralët e ushtrisë Nikolla dhe Dhimitër Berisha. Këtu përmendet për herë të parë fisi Berisha.

    Origjina jonë mendohet të jetë nga Puka , nga një fshat që quhet Berishë e Brigjeve, i cili është në breg të lumit Drin. Një pjesë e tyre u larguan në Tropojë.

    Ne Berishët e Tropojës nuk kemi territor tonin. Ne jemi familje të cilët e njohim njëri-tjetrin për të njëjtën origjinë, por nuk jemi të grupuar në një territor.

    Shtëpia ime ishte vetëm 2 km larg nga Sali Berisha. Berishën e kam njohur që në Tropojë, kur ishte fëmijë. Ne flinim te shtëpitë e njëri-tjetrit.

    Kur veronin bagëtitë, të gjithë ne fëmijët e tjerë luanim nëpër lëndina, ndërsa ai mësonte gjuhë të huaja. Ishte shumë i apasionuar pas gjuhëve të huaja”, u shpreh Mal Berisha

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit