12.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mallkoi Arbanën dhe motrat Hoxha, si i përgjigjet Sara komentueses!

    Motrat Sara dhe Lori Hoxha, bashkë me moderatoren Arbana Osmani këtë Big Brother Vip janë sharë e mallkuar nga njerëzit vetëm për një lojë. Sara i është përgjigjur mesazhit të fundit të një gruaje, e cila i thoshte: “Ja shkatërruat lojën që u shkatërrofshi familjarisht o Allah se ma të këqija se ju motrat bashkë me Arbanën s’kisha parë. Po Zoti ka me u qit ndonjë sëmundje që as leku s’ka me ju kry punë mbaje mend këtë fjalë. Ju shkatërroftë plumbi ju vraftë.”

    Ndërkohë Sara, duke u ur ar shqiptarëve Muajin e Shenjtë të Ramazanit, kujton rëndësinë e mirësisë, respektit, dhe dhembshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet, ashtu edhe në të vërtetë, duke theksuar edhe se “Big Brother VIP” është thjesht një shfaqje televizive dhe gjithçka bëhet në kuadër të lojës.

    “Gezuar Ramazanin të gjithëve! Teksa vijme ne perfundimin e ketij muaj të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit, dhe dhembshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet ashtu edhe ne te vertete. Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë, kolegët e mi dhe banoret kercenohemi dhe fyemi çdo ditë. Deshiroj t’ju kujtoj se është një shfaqje televizive dhe gjithçka behet #nekuadertelojes. Shikim te kendshem!”, shkruan Sara.

    Mallkoi Arbanën dhe motrat Hoxha, si i përgjigjet Sara

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit