14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Mami i Selin zbulon marrëdhënien me nusen Gretën me anë të një telefonatë live: Ajo është…

    Në një telefonatë të drejtpërdrejtë në Top Albania Radio, gjatë emisionit të moderuar nga Elona Duro dhe Salsano Rrapi, Jasmina mamaja e Selinit ka folur hapur për marrëdhënien e saj me nusen, Gretën, ish-banore e Big Brother VIP Albania.

    Me një ton plot dashuri, Jasmina e përshkroi Gretën si një pjesë të pandashme të familjes:

    “Greta është dashuri, është ëmbëlsira e shtëpisë tonë dhe ka dalë si një kukull. Fjala ‘vjehrrë’ është më e shëmtuar që mund të më karakterizojë, unë jam shoqja më e mirë e Gretës. Greta është goca ime e tretë.”

    E pyetur nëse ka diçka që nuk i pëlqen tek Greta, ajo u shpreh pa hezitim:

    “Greta ta imponon dashurinë. Ajo tërboi gjithë shqiptarët, jo më të na tërbojë neve pesë veta familje. Po ka një gjë që mund të mos të pëlqejë tek Greta? Nuk ka.”

    Sa i përket marrëdhënies së Gretës me Selinin brenda shtëpisë së Big Brother, Jasmina e konsideroi atë si pjesë të lojës:

    “Marrëdhënien e kam parë siç ishte vetë formati, një eksperiment social. Greta ishte lojtare më vete, Selin ishte lojtar më vete, por Greta me dashurinë që ka, ia imponon përkushtimin dhe respektin të gjithëve. Fatkeqësisht nuk kam ku të shoh një gjë që të them ‘ah kjo nuk shkoi mirë’.”

    Në fund, ajo nuk kurseu emocionet kur u pyet për vajzën e saj si e sheh ajo lojën e saj brenda shtëpisë:

    “Jam, kam qenë dhe do vdes krenare për të.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit