10.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Manipulimi i trashë i Berishës, me plazhet “bosh”

    Sali Berisha dhe mediat e tij, prej javësh kanë nisur një fushatë, për të thënë se turizmi në Shqipëri ka dështuar dhe plazhet janë bosh.

    Për këtë arsye, postojnë foto, video dhe çdo lloj marrëzie, për t’iu mbushur mëndjen shqiptarëve, se në Shqipëri nuk vjen asnjë turisti, ndërkohë që shifrat zyrtare tregojnë tjetër gjë.

    Këtë të premte, Sali Berisha ka postuar një foto nga një plazh i Vlorës që në mëngjes, duke thënë se ai është bosh, a thua plazhistët lënë gjumin në mes e dalin që në 7 në plazh.

    “Kjo ishte gjendja në plazhet e Vlorës! Narko-shteti zbraz Shqipërinë nga qytetarët dhe turistët! Rama me korrupsion mbuloi Vlorën për 4 ditë me vello tymi, bloze, helmesh”, shkruan Berisha.

    Vetëm se dikush duhet t’i thotë që nuk del njeri që në mëngjes për të bërë plazh dhe për të qenë i besueshëm, duhet të postojë ndonjë foto nga dreka, jo pa gdhirë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit